Aktuale
Prishtina bëhet gati për marshin masiv: Qytetarët kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Sot, duke filluar nga ora 16:00, sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë pritet të shndërrohet në epiqendrën e një proteste gjithëpopullore. Qytetarë nga të gjitha viset shqiptare do të tubohen nën thirrjen e platformës “Liria ka Emër”, për të shprehur pakënaqësinë e tyre të thellë lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Speciale, e cila më 16 shtator shqiptoi dënime drakoniane prej 81 vitesh burgim për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Trupi gjykues i Speciales shpalli vendimin për dënime të rënda, ku Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet heqje lirie, nën akuzat për krime lufte. Ky vendim ka nxitur reagime të ashpra dhe ka shkaktuar një valë të pandalshme protestash që po vazhdojnë tash e 15 ditë në mbrojtje të figurave kryesore të luftës çlirimtare.
Kjo revoltë qytetare ka kapërcyer kufijtë e Kosovës, duke u shtrirë edhe në diasporë. Demonstrata kundër këtij vendimi janë organizuar tashmë në Shkup, si dhe në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, Zvicrës, Gjermanisë dhe Austrisë. Ndërkohë, vala e protestave pritet të vazhdojë edhe në Bruksel, ku është paralajmëruar një organizim i ri për datën 10 tetor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: