Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Fokus te integrimi evropian dhe Plani i Rritjes

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 05:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ursula von der Leyen në Prishtinë: Fokus te integrimi evropian dhe Plani i Rritjes
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Kosovë, ndalesë kjo që është pjesë e turneut të saj të gjashtë zyrtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Axhenda e shefes së ekzekutivit evropian në Prishtinë përfshin takime të rëndësishme me krerët e shtetit. Sipas agjendës së bërë publike, ajo do të zhvillojë një takim me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun, në orën 12:30, në ambientet e Presidencës, për të vazhduar më pas me një takim tjetër me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Diskutimet gjatë kësaj vizite pritet të përqendrohen te përshpejtimi i agjendës evropiane të Kosovës, me theks të veçantë te procesi i integrimit gradual dhe zbatimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një mekanizëm kyç për forcimin ekonomik të rajonit. Pas qëndrimit në Kosovë, von der Leyen do të vijojë vizitat e saj në vendet e tjera të rajonit, duke u nisur drejt Podgoricës, ndërsa cikli i takimeve do të përmbyllet më 2 tetor në Shkup. Kjo vizitë pason ndalesën e saj në Shqipëri, ku presidentja e Komisionit Evropian vlerësoi hapat konkretë të Tiranës zyrtare drejt anëtarësimit në BE. Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo nënvizoi se integrimi i Shqipërisë është një vlerë e shtuar për të gjithë familjen evropiane. Megjithatë, Von der Leyen vuri theksin te domosdoshmëria për vazhdimin e reformave në të gjithë kapitujt e negociatave. Ajo veçoi luftën kundër korrupsionit si një ndër shtyllat kryesore dhe të pakompromis për çdo shtet që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar