Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Fabrika e absurdit politik: Kur analizat e dështuara bëhen program opozitar dhe qytetari paguan faturën

Redaksia Lajmetereja • 25-09-2026 12:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Fabrika e absurdit politik: Kur analizat e dështuara bëhen program opozitar dhe qytetari paguan faturën
Sa herë vallë duhet të dështojnë parashikimet, mashtrimet dhe manipulimet e përsëritura, që të arrihet më në fund në ndërgjegjësimin se problemi nuk qëndron te moskuptimi i botës, por te prodhimi i vazhdueshëm i absurditeteve me ritmet dhe vetëbesimin e një industrie të tërë? Dhe mbi të gjitha, kur do të vijë ai moment reflektimi që të sjellë pak skuqje faqeje për promovimin kaq të zellshëm të një marrëzie të kalkuluar, e cila tashmë është kthyer në model nga partitë e opozitës, duke u kopjuar fjalë për fjalë deri në shndërrimin e saj në platformë partiake? Këtu nuk bëhet më fjalë për një analizë të mirëfilltë politike. Kemi të bëjmë me ngritjen e një institucioni të ri: Institutit Kombëtar për Prodhimin, Kopjimin dhe Shpërndarjen e Absurditetit Injorant dhe Dashakeq. Pastaj vjen momenti kur aktorët e kësaj skene dalin së bashku para publikut për të dëshmuar se kjo e gjitha përbën një strategji gjeniale shtetërore. Dhe pikërisht atëherë, si qershia mbi tortë, në skenë shfaqet Nasradini. Ajo takim sjell edhe dialogun domethënës: — Po e analizoj politikën. — Dhe çfarë po del nga analiza jote? — Po sa shpesh po realizohen parashikimet? — Mjaftueshëm shpesh sa të vazhdoj t’i bëj. — Atëherë ti nuk je analist. — Po, sepse po mbjell parashikime të gabuara dhe po korr rendimente dëshpëruese. — Por unë kam edhe lexues! — Edhe fallxhorët kishin klientë. — Por unë kam ndikim politik! — Edhe një qen që leh natën ka ndikim mbi gjumin e fqinjëve të vet. — Po pse opozitarët po t’i kopjojnë idetë? — Atëherë opozita e paska një problem të madh. — Nëse krerët e opozitës janë kaq të mençur sa pretendojnë, pse po e kopjojnë dikë si ty që gabon kaq shpesh? — Sepse gabimet e mia janë të kalkuluara. — Ah, atëherë qenka edhe më keq. — Sepse tani nuk po flasim më për gabime, por për një strategji të kalkuluar për ta shkatërruar vetë opozitën. — Por opozita e ka kthyer këtë në program. — Aha, tani më në fund e kuptova: ti dhe opozita nuk po e kërkoni më të vërtetën, por një produkt të paketuar bukur që populli ta votojë pa ndërgjegje të keqe. Dhe aty Nasradini largohet duke murmuritur: “Dikur budallai thoshte diçka dhe njerëzit qeshnin. Sot budallai thotë diçka, dikush e kopjon, dikush tjetër e boton, një parti e fut në program dhe të gjithë kërkojnë një ekspert që t’ua shpjegojë se pse paska qenë ide e mençur.” Kështu merr jetë realiteti ynë i ri politik: parashikimi shndërrohet në propagandë, dhe kur çdo gjë dështon, faji i adresohet sërish qytetarit kinse “nuk e ka kuptuar”. Nasradini, natyrisht, do ta quante këtë sukses. Unë e përkufizoj thjesht si idiotizëm të industrializuar, të fotokopjuar dhe të zyrtarizuar si program politik, ku ndryshe nga ekonomia e shëndoshë, nuk prodhohet asnjë lloj vlere, përveçse ambalazh për absurditetin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar