Politikë
Procesi i integrimit, Begaj shfaq optimizmin për përmbylljen e kapitujve me BE-së deri në vitin 2027
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila më herët u prit edhe nga kryeministri Edi Rama.
Gjatë këtij takimi, presidenti Begaj riafirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ky proces duhet të mbështetet te meritokracia dhe arritjet e prekshme në terren.
Ai e cilësoi anëtarësimin në familjen e madhe evropiane si synimin kryesor strategjik të vendit, ndërkohë që vuri në dukje hapat e rëndësishëm përpara që janë bërë gjatë fazës së negociatave.
“Shqipëria i qaset këtij procesi me besim, por edhe me kuptim të qartë të përgjegjësisë që mbart. Ambicia jonë është të ruajmë ritmin dhe të vazhdojmë përparimin drejt mbylljes së të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027. Ne besojmë se e vetmja rrugë e qëndrueshme është ajo e reformave konkrete”, u shpreh kreu i shtetit gjatë bisedës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: