Sport
Kuqezinjtë nisin seancat për sfidën e radhës: Nesër skuadra udhëton drejt Finlandës
Reklamë e Sponsorizuar
Pas triumfit të arritur mbrëmjen e kaluar me rezultatin 0:3 kundër San Marinos, Kombëtarja shqiptare e futbollit ka kthyer menjëherë vëmendjen te angazhimi i radhës në kuadër të Ligës së Kombeve (UEFA Nations League).
Nën drejtimin e stafit teknik, grupi kuqezi ka zhvilluar sot një seancë stërvitore në ambientet e stadiumit “Dino Manuzzi” në Çezena, ku ngarkesa fizikë është ndarë në bazë të minutave që secili lojtar pati në dispozicion gjatë ndeshjes së mbrëmshme.
Atletët që ishin titullarë apo u aktivizuan në fushë ndaj San Marinos iu nënshtruan një programi rigjenerues për të fituar energjitë, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës është angazhuar plotësisht në ushtrime fizike, tekniko-taktike dhe zbatimin e skemave të ndryshme të lojës.
Një lajm i mirë për kuqezinjtë është rikuperimi i plotë i mbrojtësit Klisman Cake, i cili është bashkuar me grupin dhe tashmë është në dispozicion të plotë të skuadrës për sfidën e ardhshme.
Ditën e nesërme, duke filluar nga ora 11:00, Kombëtarja do të mbajë stërvitjen e fundit në stadiumin “Dino Manuzzi” të Çezenës. Menjëherë pas përmbylljes së kësaj seance, delegacioni shqiptar do të niset drejt Finlandës, ku do të përmbyllë përgatitjet për këtë transfertë.
Kujtojmë se përballja mes Finlandës dhe Shqipërisë është programuar të luhet të shtunën, më 3 tetor, duke filluar nga ora 15:00, në kuadër të ndeshjeve të UEFA Nations League.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: