Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Gucati paralajmëron përshkallëzim të protestave: Mund të vendosem çadra para ekzekutivit nëse mungon reflektimi

Redaksia Lajmetereja • 30-09-2026 18:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gucati paralajmëron përshkallëzim të protestave: Mund të vendosem çadra para ekzekutivit nëse mungon reflektimi
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se do të ndërmerren hapa të rinj radikalë nëse Qeveria e Kosovës dështon të miratojë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara. “Po, është e vërtetë. Nëse nuk miratohet ligji për plotësim-ndryshim të Ligjit për Gjykatën Speciale, ne nuk do të qëndrojmë duarkryq. Ne do të formojmë hapa tjerë, ku në ditët e vikendit do të ulemi në bisedë kryesia dhe Këshilli, bashkërisht me dy shoqatat tjera, shoqata e mbajtësve dhe dëshmorëve”, ka deklaruar Gucati. Kreu i OVL-UÇK-së ka theksuar se mes opsioneve që po shqyrtohen seriozisht është edhe ngritja e tendave në shenjë proteste para objektit të Qeverisë së Kosovës. “Do t’ia vështirësojmë punën Qeverisë. Ne do të tentojmë, nëse nuk reflekton. Një nga shembujt, do të qëndrojmë me tenda para Qeverisë. Tani do ta shohim ditëve në vijim, kjo është diskutuar”, tha Gucati. Në vijim, ai ka paralajmëruar se protesta e paralajmëruar për 1 tetor në Prishtinë do të ketë karakter gjithëpopullor, duke u bërë thirrje publike veteranëve, familjarëve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës që të bëhen pjesë e saj. Gucati ka bërë të ditur se gjatë dy javëve të kaluara janë mbajtur takime të njëpasnjëshme përgatitore, me synim mobilizimin maksimal të qytetarëve dhe garantimin e një masiviteti të lartë në këtë tubim protestues.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar