Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kampioni i Kosovës, KH Kastrioti, sytë nga Evropa: Dy sfidat e radhës do t'i luajë në Itali

Redaksia Lajmetereja • 30-09-2026 17:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kampioni i Kosovës, KH Kastrioti, sytë nga Evropa: Dy sfidat e radhës do t'i luajë në Itali
Klubi i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, që mban kurorën e kampionit, si dhe fituesit të Kupës dhe Superkupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve, do t'i zhvillojë në territorin italian dy ndeshjet e tij të vlefshme për Kupën Evropiane, duke u larguar kështu nga mbështetja e tifozëve vendas. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtar nga vetë klubi ferizajas. "Pas një sezoni historik, vazhdojmë në Evropë! Sezonin e kaluar e mbyllëm me Kupën e Kosovës dhe titullin kampion, ndërsa këtë sezon e kurorëzuam edhe me Superkupën e Kosovës. Tri trofe në shtëpi. Tash është koha me e vazhdu këtë rrugëtim edhe në arenën ndërkombëtare", thuhet në njoftimin e klubit. Në kuadër të raundit të dytë të EHF European Cup, ferizajasit do të përballen me skuadrën italiane Raimond Sassari. Ndeshjet janë caktuar të luhen më 17 dhe 18 tetor 2026, me fillim nga ora 19:15, në sallën "Pala Santoru" në Sassari të Italisë. "Dy ndeshje, një kundërshtar i fortë dhe një mundësi tjetër për me e përfaqësu Ferizajn e Kosovën në Evropë. Nga trofetë në shtëpi, drejt sfidës evropiane. Historia vazhdon", ka theksuar në njoftimin e tij KH Kastrioti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar