Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Skandali me tenderin 15-milionësh: Agjencia Qendrore e Prokurimit tërheq kontratën e dyshimtë të kompanisë IP Petrol

Redaksia Lajmetereja • 30-09-2026 17:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skandali me tenderin 15-milionësh: Agjencia Qendrore e Prokurimit tërheq kontratën e dyshimtë të kompanisë IP Petrol
Agjencia Qendrore e Prokurimit ka vendosur zyrtarisht të anulojë procedurat e tenderit me vlerë mbi 15 milionë euro, i cili ishte fituar nga kompania IP Petrol, në pronësi të biznesmenit Shaip Mikullovci. Vendimi vjen pas dyshimeve të forta dhe fakteve se për sigurimin e këtij kontakti milionësh ishte përdorur një dokument i falsifikuar i gjigandit ndërkombëtar, British Petroleum (BP). Sipas hulumtimeve të publikuara gjatë muajit gusht, kompania IP Petrol kishte përdorur një letër gjoja autorizimi nga British Petroleum drejt kompanisë 'Gega Oil' në Shqipëri, për furnizimin e tregut kosovar me derivate. Mirëpo, vetë gjiganti energjetik BP kishte hedhur poshtë çdo pretendim të tillë, duke konfirmuar zyrtarisht se një marrëveshje e tillë nuk ka ekzistuar kurrë dhe se letra në fjalë nuk njihet prej tyre. Gjatë verifikimeve doli në dritë se dokumenti ishte i falsifikuar, pasi personi që figuronte si nënshkrues, Brian Puffer, nuk kishte qenë kurrë punonjës i British Petroleum. Kjo situatë kishte ngritur shqetësime dhe ankesa të shumta nga operatorë të tjerë ekonomikë të tregut të naftës në vend, të cilët kontestuan rregullsinë e garës. Pas shqyrtimit të të gjitha rrethanave dhe presionit të krijuar rreth këtij rasti, AQP-ja ka pranuar që ky aktivitet prokurimi të kthehet përfundimisht në rivlerësim për të tri lottë e përfshira në këtë tender.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar