Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Goditje për Kombëtaren, talenti i kërkuar nga Kosova largohet në heshtje nga kuqezinjtë

Redaksia Lajmetereja • 25-09-2026 11:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Goditje për Kombëtaren, talenti i kërkuar nga Kosova largohet në heshtje nga kuqezinjtë
Publikimi i listave të reja për ekipet Kombëtare të Shqipërisë ka nxjerrë në pah një zhvillim të papritur, që lidhet me të ardhmen e disa prej talentëve më premtues të sulmit. Përveç ekipit A, trajnerët e grupmoshave U-21 dhe U-19 kanë bërë publike emrat e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e radhës, ku ajo që bie menjëherë në sy është mungesa e dy prej profilerëve më interesantë të repartit ofensiv. Krahas Arman Durmishit, një tjetër emër që mungon prej muajsh është edhe Enis Rexhepi.
Ky i fundit, vetëm 18 vjeç, po kalon një formë të shkëlqyer me ekipet e moshave të Shtutgartit në Gjermani, si dhe në arenën ndërkombëtare në “UEFA Youth League”. Megjithatë, si Durmishi ashtu edhe Rexhepi nuk janë më pjesë e planeve të kuqezinjve që prej muajit mars.
Nëse në muajin mars të dy ishin pjesë e Shqipërisë U-19, në grumbullimet e muajit qershor dhe tani në atë të shtatorit ata nuk figurojnë më në lista, ndërkohë që trajneri i U-21, Alban Bushi, ka preferuar të afrojë për herë të parë një tjetër 18-vjeçar të sulmit, Gabriel Kullën.
Situata rreth Enis Rexhepit paraqitet mjaft e ndjeshme, pasi gjatë kësaj periudhe ka pasur zëra të shumtë se sulmuesi mund të heqë dorë përfundimisht nga fanjsa kuqezi për t'iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës.
Duke pasur parasysh se ky brez i datëlindjeve premton shumë për pozicionin e qendërsulmuesit, mbetet për t'u parë se cilat do të jenë lëvizjet e ardhshme dhe vendimi përfundimtar i vetë lojtarëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar