Aktuale
“Kosova të do, ti e di”: Mesazhi prekës i Endrit Thaçit nga protesta për ish-krerët e UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë një dedikim emocional gjatë tubimit popullor në mbrojtje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka ndarë imazhe nga kjo protestë masive, duke i shoqëruar ato me një mesazh të shkurtër, por domethënës, kushtuar drejtpërdrejt të atit të tij.
“Kosova të don, ti e din”, ka shkruar Endrit Thaçi në fotografinë e shpërndarë nga sheshi ku po zhvillohej manifestimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: