Sport
Foda paralajmëron duel të fortë ndaj Izraelit: Do të tregojmë agresivitet në fushë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetraneri i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka dalë para mediave në konferencën zyrtare për shtyp, në prag të sfidës së Ligës e Kombeve kundër Izraelit që do të zhvillohet nesër.
Strategu gjerman ka vlerësuar kundërshtarin, duke theksuar se pavarësisht ecurisë së deritanishme, bëhet fjalë për një kombëtare cilësore që posedon lojtarë të shpejtë, teknikë dhe me aftësi të larta individuale.
“Izraeli është një përfaqësuese e vështirë. Pavarësisht rezultateve ka treguar se është përfaqësuese e mirë. Ka futbollistë teknikë, të shpejtë dhe me lojtarë të fortë individual. Presim ndeshje të fortë, por ne do të mundohemi të jemi sa më agresiv në këtë përballje”, u shpreh Foda.
Kujtojmë se takimi ndërmjet Kosovës dhe Izraelit do të Përballet nesër në tokën hungareze, me fillim nga ora 20:45.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: