Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

U konfirmua si pascienti i dytë në Shqipërii infektuar me Ethet e Nilit, 51-vjeçari nga Korça është shëruar plotësisht

Redaksia Lajmetereja • 30-09-2026 14:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
U konfirmua si pascienti i dytë në Shqipërii infektuar me Ethet e Nilit, 51-vjeçari nga Korça është shëruar plotësisht
Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor u konfirmua në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e rasteve të evidentuara gjatë këtij viti. Edhe pacienti i dytë është nga qarku i Korçës. Bëhet fjalë për një 51-vjeçar nga Vreshtasi i Maliqit, i cili shfaqi shenjat e para të infeksionit në Korçë. Pas shfaqjes së simptomave, 51-vjeçari u dërgua në Tiranë për ndjekje të mëtejshme mjekësore, ku mori trajtimin e nevojshëm. Sipas të dhënave, gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dhe pacienti tashmë është shëruar plotësisht. Me konfirmimin e këtij rasti, numri i personave të prekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Shqipëri gjatë këtij viti shkon në dy, ndërsa të dy rastet janë evidentuar në qarkun e Korçës. Rasti i parë u konfirmua gjatë muajit gusht. Pacienti ishte një 72-vjeçar nga zona e Korçës, i cili pas trajtimit mjekësor gjithashtu u shërua. Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet te njerëzit kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Shumica e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa në rastet simptomatike mund të shfaqen temperaturë, dhimbje koke, lodhje dhe dhimbje trupore. Në raste më të rralla, infeksioni mund të shkaktojë komplikacione neurologjike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar