Sport
UEFA naivizon arbitrat rumunë për sfidën e zjarrtë Izrael-Kosovë në Ligën e Kombeve
Reklamë e Sponsorizuar
Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, ka zyrtarizuar delegimin e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në sfidën e rëndësishme mes Izraelit dhe Kosovës, e cila është e vlefshme për kuadrin e Ligës e Kombeve.
Dueli mes dy Përfaqësueseve do të arijë të zhvillohet në tokë neutrale, saktësisht në stadiumin “Nagyerdei Stadion” të qytetit hungarez Debrecen, kurse starti i këtij takimi është programuar të bëhet në orën 20:45.
Për mbarëvajtjen e kësaj përballjeje, Komisioni i Arbitrimit i UEFA-s i ka besuar gjithçka një tresheje dhe stafi mbështetës tërësisht nga Rumania. Roli i gjyqtarit kryesor i është besuar Radu Petrescu.
Ndërkohë, në krahët e tij si ndihmës do të jenë bashkëkombësit e tij Radu Ghinguleac dhe Cosmin Bojan, kurse detyrat e gjyqtarit të katërt i janë ngarkuar Florin Andrei.
Sa i përket dhomës së VAR-it, drejtimi i sistemit të videorevizionit do të mbikëqyret nga Cătălin Popa, ndërsa në rolin e Asistentit të VAR-it (AVAR) do të jetë një tjetër emër i njohur rumun, Ovidiu Haţegan.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: