Politikë
PDK-ja zgjedh nënkryetarin e ri të hënën, Tahiri zbulon hapat e partisë
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka konfirmuar se gjatë ditës së hënë do të bëhet propozimi dhe zgjedhja e nënkryetarit të këtij subjekti politik.
Sipas tij, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me strukturat e partisë, do të ndërmarrin hapat e domosdoshëm për të garantuar unitet, me qëllim që projektligji i iniciuar të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme në Kuvend.
“Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës do të zgjidhet të hënën, do të propozohet dhe do të zgjedhet të hënën. Zotëri Hamza dhe Partia Demokratike e Kosovës do t’i bëjë të gjitha veprimet e saja në frymën e unifikimit, në mënyrë që projektligji ta gjejë mbështetjen e nevojshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe t’i themi jo kësaj padrejtësie historike që është bërë”, ka deklaruar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: