Sport
Sedloski mbron projektin pas disfatës në Lubjanë: Nuk heqim dorë nga rruga e nisur
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Maqedonisë e ka mbyllur ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve pa asnjë pikë dhe pa asnjë gol të shënuar në llogarinë e saj.
Në sfidën e zhvilluar në transfertë në stadiumin “Stozice”, kombëtarja u thye gjatë pjesës së dytë, duke pësuar dy gola të evitueshëm dhe duke u rikthyer në Shkup me një tjetër rezultat negativ.
Në përfundim të takimit, trajneri Goce Sedloski ka analizuar paraqitjen e skuadrës së tij në tokën sllovene, duke dhënë këtë prononcim:
“Së pari, dëshiroj ta uroj Slloveninë për fitoren e arritur.
Sa i përket ekipit tim, futbollistët dhanë maksimumin në fushë sot. Së dyti, nuk kam ndërmend ta ndaloj këtë proces që e kam nisur përmes rifreskimit të skuadrës me disa lojtarë të rinj.
Djemtë që patën mundësinë e tyre debutuese në një ndeshje të tillë sot, lanë shpirtin në fushë.
Një humbje mbetet gjithmonë e dhimbshme, ndonëse nuk arritëm të shënonim, krijuar mjaftueshëm raste dhe jam i detyruar t'i përgëzoj djemtë.
Ata ndihen të zhgënjyer, njësoj si unë, mirëpo pas tri ditësh na pret një tjetër ndeshje dhe duhet të fokusohemi te përgatitjet. E di se është e vështirë, por do ta çojmë deri në fund këtë proces përtëritjeje që kemi ndërmarrë”, deklaroi Sedloski, i cili shtoi më tej:
Natyrisht, jemi duke menduar dhe punuar për finalen, megjithatë nuk është e lehtë të përballesh me kundërshtarë kaq të fortë, pasi këta nuk janë përfaqësuese si Luksemburgu apo Gjibraltari.
Duke nisur nga reparti i sulmit, me Omeragic, pastaj Gastarov, Mladenovski dhe Melici, jemi të kënaqur; na duhet vetëm durim dhe golat do të vijnë. E kuptoj se dhembja është e madhe dhe se lojtarët janë të dëshpëruar, por me punë dhe qasje ofensive, mund të vazhdojmë të shpresojmë për paraqitje shumë më të mira”, përfundoi trajneri.
Shansi i radhës për Maqedoninë që të fitojë pikën e parë do të vijë këtë të shtunë, kur në Arenën “Todor Proeski” do të presë përfaqësuesen e Skocisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: