Aktuale
Incidenti në Sarandë, ISHTI: Pika e karburantit ishte jashtë shërbimit prej tre muajsh
Reklamë e Sponsorizuar
Pas shpërthimit të ndodhur një ditë më parë në një pikë karburanti në qytetin e Sarandës, ka ardhur reagimi zyrtar nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI).
Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga grupet e verifikimit në terren, objekti në fjalë nuk kishte qenë në aktivitet për rreth tre muaj dhe aktualisht po kalonte nëpër faza administrative për t'u rihapur.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, autoritetet konstatuan se në ambientet e karburantit nuk gjendeshin depozita të mbushura me gaz apo lëndë djegëse në momentin e regjistrimit të incidentit.
Grupat e inspektimit të ISHTI-së, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera kompetente, po vazhdojnë mbledhjen e provave dhe analizimin e të dhënave për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.
Duke marrë parasysh faktin se biznesi ka qenë i mbyllur për tre muaj dhe po përgatitej për riaktivizim, nga verifikimet e deritanishme nuk konstatohet asnjë lloj përgjegjësie administrative apo funksionale që i takon ISHTI-t lidhur me këtë ngjarje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: