Sport
Deklaratat e bujshme të Rron Gjinovcit: Si u kritikua UÇK-ja, u fye Rugova dhe u lartësua Beogradi në një intervistë të vitit 2014
Reklamë e Sponsorizuar
Një intervistë e dhënë vite më parë nga ish-aktivisti dhe mbështetësi i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje, Rron Gjinovci, dhënë historianit dhe studiuesit serb Vladimir Unkovski-Korica – profesor në Universitetin Kombëtar të Kërkimeve – Shkolla e Lartë e Ekonomisë në Moskë, ka sjellë sërish në vëmendje qëndrime të ashpra e kontroverse ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe figurave kyçe të vendit.
Gjatë kësaj bisede të gjerë, Gjinovci kishte adresuar një sërë çështjesh, duke shprehur afinitet për kryeqytetin serb dhe ideologun bolshevik Vladimir Iljiç Lenin, ndërkohë që ka lëshuar akuza dhe kritika të forta në drejtim të UÇK-së dhe drejtuesve të saj.
Duke folur për afërsinë kulturore dhe sociale, ai pati deklaruar se Prishtina dhe Beogradi ndajnë ngjashmëri të mëdha, përveç gjuhës. Sipas tij, nëse do të kishte një lidhje më të mirë rrugore, interesimi i qytetarëve për të vizituar kryeqytetin serb do të ishte tejet i lartë, duke e krahasuar me destinacione të tjera rajonale si Shkupi.
Një nga pikat më të ndjeshme të intervistës ishte trajtimi i pretendimeve nga i ashtuquajturi raport i Dick Martyt – një dokument pa verifikim ligjor ndërkombëtar të provuar përfundimisht – për të cilin Gjinovci kishte zgjedhur t'i drejtohej publikut serb me një letër pendese për krime të pretenduara, përfshirë akuzat e paprovuara për trafikim organesh që i vishen UÇK-së.
Në letrën e tij drejtuar audiencës serbe, ai shprehte keqardhje të thellë për personat e zhdukur dhe rastet e pretenduara të heqjes së organeve, duke u distancuar nga çdo akt i dhunës apo spastrimit etnik që, sipas tij, mund të jetë kryer në emër të UÇK-së apo grupeve të tjera.
Gjinovci nuk i kishte kursyer as kritikat ndaj presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke e vënë atë në një krahasim zhvlerësues me figurën e komunistit bolshevik Lenin, në kontekstin e përvjetorëve të tyre të vdekjes dhe reagimeve që kishin prodhuar në opinionin publik.
Po ashtu, në të njëjtën intervistë, ai kishte hedhur dyshime mbi arsyet e ndërtimit të autostradave strategjike që lidhin Kosovën me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke pretenduar se këto projekte infrastrukturore nuk ishin realizuar nga nevoja reale e qytetarëve, por si shërbim ndaj interesave dhe kompanive amerikane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: