Politikë
Çështja e presidentit përballë kushtëzimeve politike: Përplasje mes Vetëvendosjes dhe PDK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës nuk është në pozitat e duhura për të vënë kushte, duke iu referuar qëndrimit të kësaj të fundit se diskutimet për kreun e shtetit mund të hapen vetëm pasi të votohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Gjatë një prononcimi për media, ajo theksoi se zgjedhja e presidentit përbën një çështje kyçe për të ardhmen dhe ritmin e zhvillimit të vendit, duke kërkuar që interesat partiake të anashkalohen.
“Nuk mund të kushtëzosh duke thënë votoje ligjin më pastaj ndalemi e bisedojmë për çështjen e presidentit është shumë e rëndësishme, për shumë arsyeje e sidomos për mënyrën se si ka me ecë Kosova tutje. Duhet me i lënë anash këto interesa personale, fatkeqësisht po duket e pamundur prej këtyre partive. PDK më së paku e ka luksin me bë kushtëzime të tilla”, u shpreh Kryeziu-Hyseni.
Në krahun tjetër, deputeti Eman Rrahmani ka insistuar se çështja e Ligjit për Gjykatën Speciale mbetet prioriteti kryesor në rrethanat aktuale politike.
“Fillimisht ligji për Specialen, pastaj hapat tjerë. S’ka asgjë më të rëndësishme që na si deputetë t’u mundësojmë një gjykim të drejtë”, u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: