Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 21:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Duke folur për drejtësinë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se drejtësia është pritur për 26 vjet. “Drejtësia që 26 vjet jemi duke e pritur… gjithë populli ynë, gjithë vendi ynë. Por nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive”, ka deklaruar Haziri për RTK. Ai ka thënë se Kosova ka provuar të vendosë drejtësi përmes administratës së OKB-së, EULEX-it dhe institucioneve të Kosovës. “Është provuar me vendosë drejtësi përmes administratës së OKB-së, me institucionet e përkohshme në atë kohë të Kosovës, më vonë në gjendjen e pas deklarimit të pavarësisë është menduar përmes EULEX-it dhe institucioneve të Kosovës me vendosë, nuk është arritur. Përfundimisht Kosova i ka themeluar Dhomat e Specializuara”, ka thënë ai. Haziri ka thënë se populli i Kosovës ka të drejtë të shprehë pakënaqësi. “Mendoj që i jep të drejtë popullit të Kosovës me shpreh pakënaqësi, por mos harroni se aktakuzën apo akuzën e ka ngritur prokuroria në emër të shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Haziri. Ai ka thënë se Kosova nuk ka pasur mundësi ta zgjedhë mënyrën se si do të vendosej drejtësia pas luftës. “Nuk është edhe nuk ka qenë e mundur që Kosova me zgjedhë mënyrën se si ka me vendosë drejtësi pas luftës në Kosovë. Nuk guxojmë me lejuar humbjen e empatisë për viktimat”, ka shtuar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar