Sport
KV Ferizaj i jep lamtumirën skenës evropiane pas një paraqitjeje dinjitoze
Reklamë e Sponsorizuar
KV Ferizaj e ka përfunduar aventurën e tij në CEV Challenge Cup, pasi u mposht në ndeshjen e kthimit nga skuadra çeke, Volejbal Brno, me rezultatin 1:3 në sete (25:20, 19:25, 14:25, 17:25).
Megjithëse rezultati nuk ishte në favor të tyre, ekipi ferizajas shfaqi një nivel të kënaqshëm të lojës dhe tregoi përkushtim të lartë sportiv përgjatë gjithë përballjes, duke u larguar nga ky kompeticion me kokën lart.
Krahas lojës në fushë, klubi u vlerësua edhe për organizimin e nivelit të lartë, duke dëshmuar se Ferizaj posedon kapacitetet e duhura për të qenë nikoqir i denjë i eventeve të rëndësishme ndërkombëtare të volejbollit.
Federata e Volejbollit e Kosovës ka vlerësuar lart këtë përvojë, duke theksuar se: “Kosova kaloi një test të rëndësishëm në këto nivele, e për këtë merita kishin lojtarët, stafi, organizatorët dhe tifozët që kontribuan në këtë përvojë evropiane”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: