Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Lëvizje surprizë: PSV kërkon Kevin De Bruynen, Napoli refuzon ofertën e parë

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 22:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kevin De Bruyne mund t’i japë fund aventurës së tij te Napoli qysh në merkaton e janarit. Klubi holandez, PSV Eindhoven, ka ndërmarrë hapat e parë konkretë për të siguruar shërbimet e mesfushorit belg, duke dërguar ofertën e parë zyrtare në drejtim të italianëve. Sipas raportimeve të fundit, PSV ka vënë në tavolinë një shifër prej dy milionë eurosh për kartonin e 35-vjeçarit. Megjithatë, kjo kërkesë është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e Napolit, të cilët vlerësojnë se vlera e lojtarit është dukshëm më e lartë se shuma e ofruar. Nga ana tjetër, vetë futbollisti duket i prirur drejt një transferimi në Holandë, pasi synon t'i afrohet më shumë vendlindjes. Faktor kyç në këtë vendim duket se është edhe familja e tij; bashkëshortja e lojtarit, Michelle, ka shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer në Limburg, duke qenë se nuk janë përshtatur plotësisht me stilin e jetesës në Napoli. Për klubin italian, largimi i belgut do të sillte përfitime të ndjeshme financiare. Përveç kursimit të 5 milionë eurove nga paga e lojtarit, largimi i tij do t’i shpëtonte klubit edhe 2.5 milionë euro të tjera, që janë parashikuar si bonus transferimi. Megjithatë, Napoli mbetet hezitues për ta lejuar largimin e tij pa një kompensim të kënaqshëm. De Bruyne, i cili është i lidhur me Napolin deri në vitin 2027, ka qenë pjesë aktive e skuadrës këtë sezon, duke regjistruar katër gola dhe një asistim në 11 paraqitje në Serie A. Në ditët në vijim pritet një takim mes palëve për të sqaruar të ardhmen e lojtarit, ndërkohë që PSV vazhdon të këmbëngulë për ta sjellë atë në radhët e veta.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar