Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Standarde të dyfishta në Universitetin e Mitrovicës? Pezullohet sekretari, por avancohet kandidati me aktakuzë

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 21:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Standarde të dyfishta në Universitetin e Mitrovicës? Pezullohet sekretari, por avancohet kandidati me aktakuzë
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë gjendet nën llupën e opinionit publik për shkak të qasjes selektive ndaj zyrtarëve dhe stafit akademik që përballen me procese gjyqësore. Institucioni po kritikohet për standarde të dyfishta, pas vendimeve kontradiktore që ka ndërmarrë në dy raste të ndryshme. Në qendër të kësaj problematike është trajtimi i sekretarit të përgjithshëm, Avdyl Beqiri, dhe kandidatit për pozitë akademike në Fakultetin Juridik, Xhemajl Veliqi. Bazuar në vendimin nr. 2191 të datës 23 shtator 2026, rektori ka vendosur pezullimin nga detyra të sekretarit Beqiri, si pasojë e një aktakuze të ngritur ndaj tij. Në anën tjetër, Universiteti ka ndjekur një logjikë të kundërt me kandidatin Xhemajl Veliqi. Pavarësisht ekzistencës së një aktakuze dhe një vendimi të Gjykatës së Apelit, të datës 13 nëntor 2025, Veliqi është përzgjedhur si fitues në konkursin për pozitë akademike, duke ngritur dyshime të forta mbi integritetin e procesit të përzgjedhjes. Procesi i vlerësimit në Fakultetin Juridik është shoqëruar me përplasje brenda komisionit. Derisa dy profesorë kanë hartuar një raport të përbashkët vlerësues, profesoresha Arta Dauti ka shprehur qëndrim të kundërt përmes një raporti të veçantë. Ajo ka ngritur shqetësime serioze, duke përmendur aktakuzën ndaj kandidatit dhe dyshimet për konflikt interesi, pasi Veliqi rezulton të jetë bashkautor i një punimi shkencor me njërin nga anëtarët e komisionit. Redaksia jonë ka adresuar pyetje zyrtare pranë administratës së Universitetit “Isa Boletini” për të kërkuar sqarime mbi kriteret e vlerësimit të përdorura në rastin e Veliqit. Po ashtu, kemi kërkuar të dimë nëse aktakuza dhe vendimi i Apelit janë marrë parasysh gjatë procedurës dhe se si arsyetohet dallimi në trajtimin institucional ndërmjet sekretarit të pezulluar dhe kandidatit të përzgjedhur. Lajmet e Reja ka kërkuar transparencë të plotë mbi bazën ligjore dhe respektimin e statutit të Universitetit në këto vendimmarrje. Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, autoritetet e Universitetit “Isa Boletini” kanë zgjedhur të heshtin, duke mos kthyer asnjë përgjigje për sqarimin e kësaj situate që po dëmton imazhin e institucionit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar