Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Agjenda e re e Listës Studentore në Serbi: Kundërshtim i hapur ndaj pavarësisë së Kosovës dhe kërkesë për autonomi të zgjeruar

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 20:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Agjenda e re e Listës Studentore në Serbi: Kundërshtim i hapur ndaj pavarësisë së Kosovës dhe kërkesë për autonomi të zgjeruar
Lista Studentore, e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e fundit në Serbi, ka zbardhur programin e saj politik, duke shpalosur qasjen e saj ndaj çështjeve të brendshme dhe rajonale. Dokumenti, i cili është bërë publik së fundmi, zbulon një qëndrim tejet rigid sa i përket Republikës së Kosovës, të cilën kjo organizatë vazhdon ta quajë “Kosova dhe Metohia”. Në pjesën që trajton politikën e jashtme, Lista Studentore shprehet haptazi kundër pavarësisë së Kosovës. “Synimi ynë është ruajtja e Kosovës dhe Metohisë si pjesë integrale e Serbisë, duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244. Ne do të kundërshtojmë në çdo formë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme dhe do të bllokojmë çdo përpjekje për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në program. Tutje, kjo lëvizje ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj përfaqësuesve të regjimit, duke kërkuar shqyrtimin kushtetues të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani. Ata theksojnë se çdo dispozitë që konsiderohet jokushtetuese do të jetë e papranueshme për ta, duke kërcënuar me ndjekje penale ata që kanë marrë pjesë në zbatimin e marrëveshjeve që, sipas tyre, dëmtojnë interesat serbe. Lidhur me pozitën e serbëve në Kosovë, programi parasheh përpjekje për forcimin e ndikimit në gjashtë komunat me shumicë serbe, si dhe në zonat e tjera ku jeton popullsi serbe. Lista kërkon lidhjen administrative të këtyre vendbanimeve dhe synon arritjen e një shkalle të lartë autonomie ndaj institucioneve të Prishtinës, duke përfshirë këtu edhe përpjekjet për krijimin e njësive të vetëqeverisjes lokale për komunitetin goran. Në fund, Lista Studentore zotohet për mbajtjen nën kontroll të institucioneve arsimore, shëndetësore dhe kulturore në Kosovë, me fokus të veçantë te Universiteti i Prishtinës me seli në Mitrovicën e Veriut. Gjithashtu, ata theksojnë angazhimin e tyre për mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe pronësore të Kishës Ortodokse Serbe në territorin e Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar