Aktuale
Defekt teknik në Prishtinë: Mijëra qytetarë mbesin pa energji elektrike
Reklamë e Sponsorizuar
Një avari e papritur në nënstacionin 110/20 kV 'Prishtina 6' ka lënë rreth 2,500 konsumatorë të kryeqytetit pa furnizim me energji elektrike. Ndërprerja ka prekur disa nga zonat më të populluara të qytetit, duke përfshirë Kampusin Universitar, lagjen Aktash dhe lagjen Pejton.
Në një njoftim zyrtar për opinionin publik, KEDS ka bërë të ditur se ekipet teknike janë mobilizuar menjëherë dhe ndodhen në terren për të identifikuar dhe riparuar dëmin. Sipas kompanisë, po punohet me intensitet të lartë që rikthimi i energjisë elektrike për zonat e prekura të bëhet brenda një afati sa më të shkurtër kohor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: