Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

I kërkuar për dhunim: Ekstradohet nga Franca dhe përballet me drejtësinë në Ferizaj

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 19:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
I kërkuar për dhunim: Ekstradohet nga Franca dhe përballet me drejtësinë në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të identifikuar me inicialet A.S., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale të dhunimit. I dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa pas arrestimit të tij në Francë, ai është ekstraduar në Kosovë më 17 nëntor. Aktualisht, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai ndodhet nën masën e ndalimit policor. Sipas dosjes së prokurorisë, ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur më 19 korrik 2024, rreth mesditës, në shtëpinë e të pandehurit në Ferizaj. Sipas hetimeve, viktima A.S., e shoqëruar nga L.S., kishte shkuar për të marrë fëmijët që po qëndronin për vizitë te prindërit e të dyshuarit. Në atë moment, A.S. dyshohet se e ka detyruar viktimën të hyjë brenda shtëpisë duke e kërcënuar me armë zjarri, ndërsa ka shkrepur disa herë në drejtim të tokës. Në brendësi të objektit, i dyshuari akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, duke e goditur me shuplaka dhe shkelma, si dhe duke e tërhequr zvarrë për flokësh. Më pas, nën kërcënim dhe pa pëlqimin e saj, ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, veprim ky që është cilësuar nga organi i akuzës si vepra penale e dhunimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar