Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Vdes legjenda e Arsenalit

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 19:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vdes legjenda e Arsenalit
Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare Peter Storey, ish-futbollisti legjendar i Arsenalit dhe ish-përfaqësuesi i Anglisë. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar klubi londinez, me të cilin Storey fitoi dy trofe të rëndësishëm në vitin 1971: titullin e kampionit të Anglisë dhe Kupën FA. “E gjithë familja e Arsenalit është thellësisht e pikëlluar nga vdekja e Peter Storey, anëtarit të skuadrës që në sezonin 1970/71 fitoi dy trofe”, thuhet në njoftimin e klubit, i cili shprehu ngushëllime për familjen e tij.Storey iu bashkua Arsenalit në vitin 1961, kur ishte vetëm 15-vjeçar, ndërsa debutimin me ekipin e parë e bëri në vitin 1965. Ai luante si mbrojtës i djathtë dhe mesfushor, duke u bërë i njohur për lojën e tij të ashpër dhe vendosmërinë në fushë. Me Arsenalin fitoi Kupën e Panaireve në vitin 1970, ndërsa një vit më vonë triumfoi në kampionat dhe në Kupën FA. Një nga paraqitjet e tij më të rëndësishme ishte në gjysmëfinalen e Kupës FA kundër Stoke Cityt, ku shënoi të dy golat në barazimin 2:2, duke ndihmuar Arsenalin të siguronte ndeshjen e përsëritur. Në total, Storey zhvilloi 501 ndeshje me Arsenalin dhe 19 paraqitje me kombëtaren e Anglisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar