Politikë
Çitaku: Do të lëvizim çdo gur që Jakup Krasniqi dhe të tjerët të kthehen sa më shpejt në Kosovë, të lirë e krenarë
Reklamë e Sponsorizuar
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vizitës disaorëshe të Jakup Krasniqit në Kosovë, duke shprehur emocionet për rikthimin e tij pranë familjes.
Përmes një postimi, Çitaku i është drejtuar Krasniqit me fjalët “Baca Jakup”, duke thënë se do të angazhohen që ai dhe të tjerët të kthehen sa më shpejt në Kosovë.
“Baca Jakup, na emocionove shumë kur të pamë sërish në Prishtinë, në përqafimin e familjes, qoftë edhe vetëm për pak orë.
Mbahuni të fortë, se edhe ne nuk do t’ju lëmë vetëm. Do të lëvizim çdo gur që të ktheheni sa më shpejt të gjithë në Kosovë, të lirë e krenarë, larg prangave e padrejtësisë.
Në atdheun tuaj, pranë familjeve tuaja e në mesin e popullit tuaj. Këtu e keni vendin dhe dashurinë e secilit prej nesh!
Na mungoni shumë, çlirimtarë!”, ka shkruar Çitaku.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: