Sport
Ndryshon orari i ndeshjes Shkëndija – Sileksi: Ja kur do të luhet sfida e xhiros së 14-të
Reklamë e Sponsorizuar
Pas një pauze dyjavore të diktuar nga angazhimet e ekipeve kombëtare, elita e futbollit të Maqedonisë së Veriut rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 14-të. Programi i kësaj jave do të shtrihet nga e premtja deri të hënën, ku pjesa dërrmuese e takimeve, gjithsej katër, do të zhvillohen në Shkup, ndërsa sfida e vetme jashtë kryeqytetit do të zhvillohet në Shtip.
Sytë e sportdashësve do të jenë të përqendruar te dy përballjet kryesore që do të zhvillohen në Arenën “Todor Proeski”: dueli i së shtunës ndërmjet Vardarit dhe Tikveshit, si dhe sfida mes Shkëndijës së Tetovës dhe Sileksit. Kjo e fundit, e cila fillimisht ishte planifikuar për ditën e diel, është shtyrë për të hënën pas ngjarjes së rëndë që goditi klubin tetovar, ku ndërroi jetë ndihmëstrajneri Agron Memedi.
Orari i plotë i xhiros së 14-të:
E premte, 20 nëntor:
Shkëndija e Haraçinës – Bashkimi (Çair), ora 13:00.
E shtunë, 21 nëntor:
Shkupi – Arsimi (Autokomandë), ora 12:00.
Vardari – Tikveshi (Arena “Todor Proeski”), ora 13:00.
E diel, 22 nëntor:
Bregallnica – Struga TL (Shtip), ora 12:00.
E hënë, 23 nëntor:
Shkëndija e Tetovës – Sileksi (Arena “Todor Proeski”), ora 13:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: