Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

E përjashtuan nga forumet e PS-së! Spiropali shfaqet e buzëqeshur në Kuvend, ulet mes socialistëve

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 18:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
E përjashtuan nga forumet e PS-së! Spiropali shfaqet e buzëqeshur në Kuvend, ulet mes socialistëve
Elisa Spiropali është rikthyer në Kuvend disa orë pas nisjes së seancës plenare, në një kohë kur ndaj saj është marrë vendimi për përjashtimin nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste. Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti rreth orës 18:00, pasi kryeministri Edi Rama kishte përfunduar fjalën e tij për projektbuxhetin e vitit 2027. Ajo u shfaq e qeshur dhe, para se të ulej në sallë, shkëmbeu disa fjalë me deputetin Bledi Çuçi. Më pas, Spiropali zuri vendin e saj mes deputetëve socialistë, pranë Lindita Nikollës, me të cilën nuk pati komunikim. Prania e saj në radhët e grupit socialist vjen pas zhvillimeve të fundit brenda PS-së, ndërsa ende nuk është bërë e qartë nëse masa ndaj saj do të shtrihet edhe në grupin parlamentar. Pritet të shihet nëse Spiropali do të vijojë të ushtrojë mandatin si deputete e Partisë Socialiste apo do të kalojë si deputete e pavarur.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar