Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Deliu pas tragjedisë në Suharekë: Si arriti një vrasës i dënuar në Zvicër të pajiset me leje për armë në Kosovë?

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 17:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Deliu pas tragjedisë në Suharekë: Si arriti një vrasës i dënuar në Zvicër të pajiset me leje për armë në Kosovë?
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar ashpër pas vrasjes së rëndë që tronditi sot qytetin e Suharekës, duke kërkuar llogari nga institucionet për mënyrën se si i dyshuari kishte arritur të pajisej me leje për mbajtje të armës. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Deliu ka bërë të ditur se personi i përfshirë në këtë krim kishte një të kaluar kriminale, pasi më herët ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij në Zvicër. Ajo ka ngritur dyshime serioze mbi procesin e verifikimit të dokumentacionit dhe kontrollin e së kaluarës së individëve përpara lëshimit të lejeve për armëmbajtje në vendin tonë. “Çfarë shteti është ky ku një person i dënuar për vrasje mund të pajiset me leje për armë? Kush i ka kontrollu dosjet? Kush e ka nënshkru lejen? Kush ka me dhanë përgjegjësi?”, ka pyetur Deliu, duke adresuar përgjegjësinë drejtpërdrejt te organet kompetente. Deputetja ka vlerësuar se dështimet e mekanizmave shtetërorë në parandalimin e këtyre rreziqeve janë të pafalshme dhe shpeshherë rezultojnë me humbjen e jetëve njerëzore. “Kur institucionet dështojnë me e parandalu rrezikun, pasojat i paguajnë qytetarët me jetë!”, ka shtuar ajo. Në përmbyllje të reagimit të saj, Deliu e ka cilësuar ngjarjen e fundit në Suharekë si një akt të tmerrshëm, të papranueshëm dhe një goditje të rëndë për sigurinë publike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar