Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Pas gjashtë orësh në shtëpi, Jakup Krasniqi largohet drejt Hagës, qytetarët e përcjellin me brohoritjet: UÇK, UÇK

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 17:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pas gjashtë orësh në shtëpi, Jakup Krasniqi largohet drejt Hagës, qytetarët e përcjellin me brohoritjet: UÇK, UÇK
Publikuar më: Pas rreth gjashtë orësh qëndrimi në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën te familjarët. Ai është larguar nga shtëpia me veturat e EULEX-it, ndërsa prej aty do të niset drejt Hagës. Qytetarë të shumtë kishin pritur për orë të tëra para shtëpisë së tij, por nuk kanë pasur mundësi ta takojnë. Megjithatë, në momentin e largimit të Krasniqit me veturat e EULEX-it, ata e kanë përcjellë nga afër këtë moment, duke brohoritur vazhdimisht “UÇK, UÇK”. Krasniqit i ishte lejuar vizita në Kosovë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij. Kjo është vizita e dytë e tij në Kosovë që nga arrestimi para gjashtë vjetësh nga Gjykata Speciale. Vizitën e parë në Kosovë, ai ishte lejuar ta realizonte pas vdekjes së vëllait të tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar