Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Antonio Conte hedh dritë mbi një rikthim të bujshëm te Juventusi: 'Ky rreth duhet të mbyllet'

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 16:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Antonio Conte hedh dritë mbi një rikthim të bujshëm te Juventusi: 'Ky rreth duhet të mbyllet'
Antonio Conte ka lënë të hapur derën për një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen me Juventusin. Strategu italian, i cili aktualisht është në kërkim të një angazhimi të ri pas përfundimit të aventurës te Napoli, ka ndarë mendimet e tij për një rikthim të mundshëm në Torino gjatë një interviste për “Cronache di Spogliatoio”. Sipas Contes, marrëdhënia e tij me klubin bardhezi është një histori që ende nuk e ka shkruar faqen e fundit. “Ekziston një rreth që herët a vonë duhet të mbyllet”, u shpreh ai, duke nënkuptuar se dëshiron që në të ardhmen të shkruajë një kapitull të ri, më të suksesshëm, me gjigantin torinez. Gjatë rrëfimit të tij, tekniku italian solli në vëmendje disa momente historike kur rrugët e tij dhe të Juventusit ishin pranë bashkimit. Ai zbuloi se në vitin 2009 ishte shumë pranë marrjes së drejtimit, por refuzoi për shkak të divergjencave taktike lidhur me transferimin e Diegos. “I thashë klubit se nëse lojtarët vendosin për skemën taktike, atëherë unë nuk jam trajneri i duhur. U largova nga ai takim duke e ditur se nuk do të bëhesha trajner i Juventusit”, kujtoi ai. Conte gjithashtu sqaroi se mundësia për t’u kthyer ishte shfaqur edhe në dy raste të tjera, kur ai ishte i lirë, por zgjedhjet e klubit kishin shkuar në drejtime të tjera. Në rastin e parë, klubi vendosi të emëronte Maurizio Sarrin, ndërsa në të dytin, zgjedhja e Cristiano Giuntolit ishte Thiago Motta, çka e shtyu Conten t'i bashkohej Napolit. Megjithatë, lidhja emocionale me tifozët mbetet e fortë. Conte tregon se mbështetësit e shpesh e pyesin për një rikthim të mundshëm, për të cilin ai përgjigjet se do të ndodhë kur të krijohen rrethanat e duhura. “Nuk e di nëse do të ndodhë pas një viti, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitesh, por e di se kam lënë diçka të pambaruar te Juventusi. Besoj se herët a vonë ky kapitull duhet të mbyllet”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar