Aktuale
Çitaku pas takimit me Shiroka-Pulën: Uniteti institucional, kyç për mbrojtjen e luftëtarëve të UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Anëtarja e Grupit Punues për Apelin në Hagë, Vlora Çitaku, ka zhvilluar një takim me presidenten Shiroka-Pula, gjatë të cilit ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë e kësaj të fundit për t'iu bashkuar përpjekjeve për mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë takim, Çitaku ka nënvizuar se momenti aktual kërkon një mobilizim maksimal të spektrit politik dhe institucioneve të vendit. Ajo vlerësoi se uniteti nuk duhet të mbetet vetëm në nivel deklarativ, por duhet të përkthehet në veprime konkrete që ndihmojnë procesin gjyqësor në shkallën e apelit.
Sipas saj, përkrahja për ish-luftëtarët është obligim moral dhe institucional, i cili duhet të intensifikohet pikërisht në këtë fazë të ndjeshme të procesit gjyqësor në Hagë.
“Ne do të qëndrojmë krah për krah me ta në këtë betejë për drejtësi, duke mbrojtur me çdo kusht të vërtetën mbi luftën tonë të drejtë”, ka potencuar Çitaku.
Në fund të takimit, ajo konfirmoi zotimin e saj se angazhimi për mbështetjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së do të vazhdojë pa u ndalur, deri në momentin e kthimit të tyre të plotë në atdhe.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: