Politikë
“Nuk ngatërron dot skenat!” Pandeli Majko kundërpërgjigjet ashpër pas batutave të Sali Berishës në Kuvend
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar me ironi ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ky i fundit e përmendi gjatë fjalimit të tij në seancën plenare të Kuvendit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Majko e ka lidhur qasjen e Berishës me moshën, duke theksuar se Partia Socialiste do të dijë gjithmonë të ringrihet pavarësisht sfidave. Sipas tij, kreu i demokratëve nuk ka fuqi t'i mposhtë socialistët dhe nuk mund të mishërojë aspiratën europiane të rinisë që proteston sot.
“Berisha më paska përmendur sot në Kuvend…! I vetmi justifikim është mosha e tij! Edhe batutat i ka të ‘moshuara’! Këtë individ, e bënë lider studentët! Zgjedhjet e tij e bënë atë ‘non grata’! E vetmja pyetje që duhet t’i bëj vetes është nëse dikush në forumet e partisë së tij mund të flasë si unë tek partia ime? Socialistët një mijë herë të bien në tokë, sërish do të ringrihen! Berisha nuk i mund dot socialistët! Ta harrojë! Arsyeja është e thjeshtë! Berisha nuk mund të jetë një ëndërr për të ardhmen europiane edhe të atyre djemve e vajzave që protestojnë sot! Askush nuk i shpëton asaj që është! Berisha më shumë se askush!”, shkruan Majko në reagimin e tij.
Reagimi vjen pas akuzave që Sali Berisha lëshoi në Kuvend, ku ndër të tjera iu drejtua Majkos me tone të ashpra kritike. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh: “Ky buxhet është i marrë peng. Raporti i Komisionit Evropian, lexojeni aty është Lubia është Rama, aty ku është Rama është Lubia. Ju nuk keni kurajë t’i thoni koha jote ka marrë fund… Ju patriotizmin jua kanë ngrënë interesat tuaja… Jeni transformuar si personazhe të Franc Kafkës. Nuk harrohet, llozha juaj në Lalz, aty do të mbeteni të stamposur ia keni tejkaluar çdolloj filmi tjetër, dhe netflix. Po denoncimi Majko, nga i ikni ju atij… Ta garantoj unë… Kaq naiv Gjino nuk është që ngatërroi skenat erotike me skena të tjera…”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: