Sport
Në moshën 38-vjeçare, Juan Mata i jep fund karrierës së pasur në fushën e gjelbër
Reklamë e Sponsorizuar
Mesfushori i njohur spanjoll, Juan Mata, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë dhe të tërhiqet përfundimisht nga futbolli profesionist në moshën 38-vjeçare.
Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku ka përmbledhur udhëtimin e tij sportiv, ai u shpreh: “Ndonjëherë, dashuria do të thotë të dish të lëshosh. Faleminderit, futboll!”.
Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, Mata ka lënë gjurmë të pashlyeshme, duke arritur majat me kombëtaren e Spanjës, me të cilën u shpall kampion bote në vitin 2010 dhe kampion i Evropës në vitin 2012.
Në rrugëtimin e tij në nivel klubesh, mesfushori kreativ ka mbrojtur ngjyrat e disa prej skuadrave më të njohura në Evropë, duke përfshirë periudha të suksesshme te Chelsea dhe Manchester United, si dhe një eksperiencë te gjiganti turk Galatasaray.
Ndërkohë, kapitullin e fundit të karrierës së tij aktive si lojtar, Mata e mbylli sezonin e kaluar, ku ishte pjesë e skuadrës nga Australia, Melbourne Victory.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: