Kronikë
Tragjedi në Suharekë: Ndërron jetë 60-vjeçari që u plagos nga armët e zjarrit
Reklamë e Sponsorizuar
Ka ndërruar jetë në spital personi që mbeti i plagosur rëndë gjatë ditës së sotme në komunën e Suharekës, pasi nuk ka mundur t'u përballojë plagëve të marra.
Ngjarja e rëndë është konfirmuar për portalin tonë nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Uka.
Sipas informacioneve zyrtare, viktima e këtij incidenti tragjik është identifikuar si S. Daka, rreth 60 vjeç.
Në bazë të hetimeve preliminare dhe të dhënave të para nga terreni, dyshohet se shkas për përdorimin e armës dhe konfliktin fatal është bërë një mosmarrëveshje rreth çështjes së parkingut.
Ndërkohë, autori i dyshuar i këtij krimi vazhdon të jetë në arrati, ndërsa organet e rendit dhe të sigurisë po vijojnë operacionin intensiv për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: