Politikë
“Ju përzënë edhe nga protestat” – Rama lëshon akuza të forta ndaj opozitës në Kuvend
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj opozitës, duke u ndalur te qasja e tyre ndaj gjetjeve të progresraportit të Komisionit Europian për vendin. Gjatë kohës që kreu i qeverisë nisi fjalimin, deputetët e opozitës braktisën sallën, një veprim ky që u cilësua nga Rama si dëshmi e mungesës së peshës politike. Sipas tij, opozita ka humbur çdo lloj kredibiliteti, aq sa nuk pranohet as në protestat e organizuara.
Duke iu referuar dokumentit të BE-së, Rama u ndal te vlerësimet e bëra për vendin, duke theksuar se aty reflektohen arsyet pse ekzekutivi ndjehet krenar për rezultatet e arritura. Ai veçoi rekomandimin e Komisionit Europian drejtuar Këshillit për nisjen e përgatitjeve të traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2027, duke e quajtur këtë një hap historik që nuk mund të ndodhte nëse situata në vend do të ishte ajo që përshkruhet nga kundërshtarët politikë.
Duke e mbyllur reagimin e tij me një krahasim mbi protestat, kreu i qeverisë u shpreh se pakënaqësitë dhe protestat ndaj pushtetit janë një dukuri normale demokratike, por sipas tij, rasti i opozitës shqiptare përbën një anomali politike. Ai theksoi se të jesh forcë opozitare dhe të mos të lejohet t'i afrohesh protestës, është treguesi më i qartë se kush janë realisht aktorët e kësaj opozite.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: