Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Vlora Çitaku takon ambasadorin Petrit Malaj: Mbrojtja e vlerave të UÇK-së mbetet detyrë kombëtare

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 09:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vlora Çitaku takon ambasadorin Petrit Malaj: Mbrojtja e vlerave të UÇK-së mbetet detyrë kombëtare
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e shoqëruar nga sekretari për politika programore, Bajrush Xhemajli, ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatic në vend. Gjatë këtij takimi, Çitaku i ka përcjellë mirënjohjen diplomatit shqiptar për angazhimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në thellimin e lidhjeve vëllazërore mes dy shteteve, duke i dëshiruar gjithashtu fat dhe suksese në detyrën e tij të re si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut. Nga ana e tij, ambasadori Malaj ka falënderuar udhëheqjen e PDK-së për partneritetin e deritanishëm, duke evidentuar peshën dhe kontributin historik të kësaj partie për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar, si dhe i ka uruar Çitakut sukses në ushtrimin e detyrës së re. Të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime mbi perspektivën euroatlantike të rajonit, ku është theksuar rëndësia e përparimit të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndërsa është bërë thirrje që edhe Kosova të ndërmarrë hapa të sigurt drejt këtij qëllimi strategjik. Në përmbyllje të takimit, palët kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë, duke kërkuar një proces të drejtë dhe transparent. Me këtë rast, u ritheksua se ruajtja e pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e historisë dhe e perspektivës shtetërore përbën një mision të përbashkët për të gjithë shqiptarët.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar