Politikë
Akuza të forta në Kuvend nga Tabaku: Rindërtimi, skandali financiar që rivalizon inceneratorët
Reklamë e Sponsorizuar
Procesi i rindërtimit pas katastrofës natyrore të 26 nëntorit 2019 është vënë sërish në qendër të akuzave të opozitës. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka drejtuar gishtin ndaj qeverisë, duke e etiketuar menaxhimin e këtyre fondeve si një ndër skandalet më të mëdha korruptive në vend.
Gjatë fjalës së saj në seancën plenare, ligjvënësja demokrate ngriti pikëpyetje serioze mbi fatin e miliarda eurove të vëna në dispozicion, duke denoncuar njëkohësisht përdorimin e shtëpive të reja si mjet presioni dhe ndikimi elektoral ndaj qytetarëve të dëmtuar, të cilët ende nuk i kanë gëzuar pronat e tyre.
“1.2 miliard euro ku kanë shkuar?! Ku kanë shkuar 1.2 mld euro që edhe sot vazhdoni të flisni për rindërtimin? Pse nuk janë shpërndarë banesat ashtu sic duhet të ishin shpërndarë.
KLSH thotë se rindërtimi ka qenë një nga aferat më të mëdha korruptive. Me rindërtimin qeveria shqiptar i vendos vulën një afere tjetër korruptive, e cila është e njëjtë me atë të inceneratorëve.
1.2 mld euro duan të shpërndajnë banesa për rindërtimin sepse i doli që banesat që duhet të ishin përfunduar në 2020- 2021 i përdorin si mall elektoral për banorët”, deklaroi Tabaku nga foltorja e Kuvendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: