Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

AfD-ja dhe rrjetet neonaziste

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 07:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
AfD-ja dhe rrjetet neonaziste
Suksesi iAlternativës për Gjermaninë (AfD)  në zgjedhjet e fundit e bën gjithnjë e më të mundshme që ajo të bëhet partia qeverisëse në ndonjë land. Në landin Saksoni-Anhalt, AfD u rendit forca më e madhe politike në zgjedhjet e shtatorit 2026 dhe tani synon të emërojë kryeministrin e ardhshëm të qeverisë së landit. Partia i ka vendosur vetes një objektiv ambicioz edhe për zgjedhjet federale të vitit 2029: bashkëkryetarja e saj, Alice Weidel, të bëhet kancelarja e Gjermanisë. Qëndrimet radikale të disa politikanëve Prandaj, pyetja se cilat ide politike përfaqëson një parti që Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e klasifikon si të dyshuar për ekstremizëm të djathtë, ndërsa në disa lande tashmë si organizatë të ekstremit të djathtë të provuar, po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Shumë politologë kanë vënë re se AfD është radikalizuar që nga themelimi i saj në vitin 2013. "E parë në tërësi, AfD është një parti e ekstremit të djathtë që shfaq edhe prirje drejt një lëvizjeje fashiste”, tha për DW politologu Fabian Virchow nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Dyseldorf. Me termin "lëvizje fashiste”, ai nënkupton organizata që nuk merren vetëm me veprimtari klasike partiake, por përdorin edhe aktivizmin në rrugë dhe mesazhe të forta emocionale për të fituar mbështetjen e shtresave të gjera shoqërore për vizionin e tyre mbi një komunitet kombëtar të mbyllur dhe etnikisht homogjen gjerman, që sipas tyre ka ekzistuar prej shekujsh. Virchow sheh në parti strategji dhe rryma të ndryshme, të cilat shpeshherë bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. Për shembull, kryetarja e partisë Alice Weidel konsiderohet përkrahëse e politikave radikale të tregut të lirë, që synojnë reduktimin e rolit të shtetit në minimum. Nga ana tjetër, figura të tjera mbështesin një shtet të fortë të bazuar në një popullsi etnikisht homogjene. Mes tyre është lideri me ndikim i AfD-së në Turingi dhe një nga figurat më të njohura të krahut të djathtë ekstrem. Normalizimi i ekstremizmit të djathtë Sipas Virchow, brenda AfD-së po vihet re një "normalizim” i pozicioneve të ekstremit të djathtë. Për këtë arsye, partia po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për qarqet neonaziste."Sot, shumë njerëz shohin një hapësirë më të madhe për idetë etno-nacionaliste dhe radikale të djathta”,thotë ai. Ky vlerësim mbështetet edhe nga rezultatet e fundit të Studimit të Autoritarizmit në Leipzig, një ndër studimet më të rëndësishme afatgjata mbi qëndrimet e ekstremit të djathtë në Gjermani. Autorët e tij vërejnë një përhapje të këtyre qëndrimeve në shoqërinë gjermane, përfshirë ideologji që lidhen me traditën e nacionalsocializmit. Veçanërisht domethënës është fakti se rreth dy të tretat e personave me bindje të forta të ekstremit të djathtë do të votonin për AfD-në. Studimi i atribuon kësaj partie një sukses që partitë e mëparshme të këtij spektri politik në Gjermani nuk arritën ta realizonin: mobilizimin e një pjese të konsiderueshme të elektoratit me pikëpamje antidemokratike. Diskutimi është nxitur edhe nga disa raste të fundit brenda partisë. Vetëm gjatë vitit 2026, politikanë dhe bashkëpunëtorë të AfD-së u përfshinë në lajme për lidhje të dyshuara me organizata neonaziste. Në gusht 2026, policia zhvilloi një operacion kundër 15 personave, të dyshuar për vazhdimin e aktiviteteve të së ashtuquajturës "". Deri në ndalimin e saj në vitin 2023, kjo organizatë konsiderohej një nga grupet neonaziste më të mëdha dhe më me ndikim në Gjermani. Veçanërisht i ndjeshëm është fakti se dy deputetë aktualë të AfD-së në parlamentin e Saksonisë-Anhaltit figuronin në mesin e personave të prekur nga bastisjet. Avokatët e tyre i kanë mohuar akuzat. Vetëm një "çmenduri rinore”? Sipas një hulumtimi të gazetës Welt, katër bashkëpunëtorë të grupit parlamentar të AfD-së në parlamentin rajonal janë ish-anëtarë të organizatës së ndaluar Heimatreue Deutsche Jugend (HDJ), ose "Rinia Gjermane Besnike ndaj Atdheut”. HDJ ishte një organizatë rinore neonaziste, e frymëzuar ngaideologjia racore nacionalsocialiste, e cila organizonte kampe rinore me karakter paraushtarak. Dy nga këta bashkëpunëtorë kishin mbajtur poste drejtuese në HDJ dhe sot konsiderohen bashkëpunëtorë të afërt të politikanit të AfD-së, Ulrich Siegmund. Ky i fundit synon të bëhet, në dhjetor, kryeministri i parë i një landi gjerman nga radhët e AfD-së. Interesant është fakti se si Artgemeinschaft ashtu edhe HDJ figurojnë në të ashtuquajturën "listë të papajtueshmërisë” së AfD-së. Përmes kësaj liste, partia përpiqet të distancohet nga organizatat dhe partitë ekstremiste. Në parim, ajo nuk dëshiron të pranojë persona që kanë qenë anëtarë të grupeve të tilla. Megjithatë, kjo listë duket se ekziston vetëm në letër. Në vitin 2020, AfD përjashtoi nga partia Andreas Kalbitz, i cili në atë kohë ishte anëtar i kryesisë federale, pasi nuk kishte deklaruar anëtarësinë e tij në HDJ në formularin e pranimit. Por sipas revistës Der Spiegel, Kalbitz po punon sërish për AfD-në. Ai ka qenë i angazhuar si bashkëpunëtor i Hans-Thomas Tillschneider, deputet në parlamentin e Saksonisë-Anhaltit, i cili ndërkohë është bërë nënkryetar i parlamentit rajonal. Afërsia e mundshme e AfD-së me nacionalsocializmin e ka shoqëruar partinë që nga themelimi i saj në vitin 2013. Që në fillim, një nga themeluesit dhe kryetari i saj i parë, Bernd Lucke, shkaktoi polemika të forta kur e quajti demokracinë dhe parlamentarizmin gjerman entartet ("të degjeneruar”). Ky term përdorej nga nazistët për të denigruar artin dhe kulturën që nuk përputheshin me ideologjinë e tyre. Në Gjermani, referencat pozitive ndaj diktaturës naziste të Adolf Hitlerit (1933-1945) konsiderohen politikisht të papranueshme për shkak të përgjegjësisë historike të vendit për Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin, vrasjen sistematike të miliona hebrenjve evropianë. Në gusht 2026, policia zhvilloi një operacion kundër 15 personave, të dyshuar për vazhdimin e aktiviteteve të së ashtuquajturës "". Deri në ndalimin e saj në vitin 2023, kjo organizatë konsiderohej një nga grupet neonaziste më të mëdha dhe më me ndikim në Gjermani. Veçanërisht i ndjeshëm është fakti se dy deputetë aktualë të AfD-së në parlamentin e Saksonisë-Anhaltit figuronin në mesin e personave të prekur nga bastisjet. Avokatët e tyre i kanë mohuar akuzat. Vetëm një "çmenduri rinore”? Sipas një hulumtimi të gazetës Welt, katër bashkëpunëtorë të grupit parlamentar të AfD-së në parlamentin rajonal janë ish-anëtarë të organizatës së ndaluar Heimatreue Deutsche Jugend (HDJ), ose "Rinia Gjermane Besnike ndaj Atdheut”. HDJ ishte një organizatë rinore neonaziste, e frymëzuar ngaideologjia racore nacionalsocialiste, e cila organizonte kampe rinore me karakter paraushtarak. Dy nga këta bashkëpunëtorë kishin mbajtur poste drejtuese në HDJ dhe sot konsiderohen bashkëpunëtorë të afërt të politikanit të AfD-së, Ulrich Siegmund. Ky i fundit synon të bëhet, në dhjetor, kryeministri i parë i një landi gjerman nga radhët e AfD-së. Interesant është fakti se si Artgemeinschaft ashtu edhe HDJ figurojnë në të ashtuquajturën "listë të papajtueshmërisë” së AfD-së. Përmes kësaj liste, partia përpiqet të distancohet nga organizatat dhe partitë ekstremiste. Në parim, ajo nuk dëshiron të pranojë persona që kanë qenë anëtarë të grupeve të tilla. Megjithatë, kjo listë duket se ekziston vetëm në letër. Në vitin 2020, AfD përjashtoi nga partia Andreas Kalbitz, i cili në atë kohë ishte anëtar i kryesisë federale, pasi nuk kishte deklaruar anëtarësinë e tij në HDJ në formularin e pranimit. Por sipas revistës Der Spiegel, Kalbitz po punon sërish për AfD-në. Ai ka qenë i angazhuar si bashkëpunëtor i Hans-Thomas Tillschneider, deputet në parlamentin e Saksonisë-Anhaltit, i cili ndërkohë është bërë nënkryetar i parlamentit rajonal. Afërsia e mundshme e AfD-së me nacionalsocializmin e ka shoqëruar partinë që nga themelimi i saj në vitin 2013. Që në fillim, një nga themeluesit dhe kryetari i saj i parë, Bernd Lucke, shkaktoi polemika të forta kur e quajti demokracinë dhe parlamentarizmin gjerman entartet ("të degjeneruar”). Ky term përdorej nga nazistët për të denigruar artin dhe kulturën që nuk përputheshin me ideologjinë e tyre. Në Gjermani, referencat pozitive ndaj diktaturës naziste të Adolf Hitlerit (1933-1945) konsiderohen politikisht të papranueshme për shkak të përgjegjësisë historike të vendit për Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin, vrasjen sistematike të miliona hebrenjve evropianë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar