Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Mblidhen sot 7 komisione parlamentare

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 07:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mblidhen sot 7 komisione parlamentare
Kuvendi i Kosovës do të ketë një agjendë të ngjeshur të punimeve gjatë ditës së sotme, ku shtatë komisione parlamentare do të zhvillojnë mbledhje për çështje të ndryshme, që nga hetimi i vrasjes së Arlinda Zekajt, përzgjedhja e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, deri te mbikëqyrja e financave publike dhe çështjet e sigurisë. Aktivitetet nisin në orën 08:30, me mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili do të diskutojë për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt. Mbledhja do të mbahet në sallën N-10, shkruan IndeksOnline. Para Komisionit pritet të paraqiten Toska Gega, menaxhere e rastit në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Pejë; Durim Kelmendi, udhëheqës në QPS; Shpat Morina, zyrtar i kësaj qendre; Shpresa Lukaj, drejtuese e QPS-së në Pejë; si dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Në orën 09:30, Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese do të organizojë testimin me shkrim të kandidatëve për gjyqtarë të kësaj gjykate, në sallën N-506. Ndërkaq, në orën 10:00, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të shqyrtojë Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” për vitin 2025. Në këtë mbledhje janë ftuar kryeshefi ekzekutiv dhe kryesuesi i bordit. Në orën 11:00 janë paraparë tri aktivitete të komisioneve parlamentare. Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të presë në takim gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff, drejtor i NALT-it në Kosovë. Në të njëjtën kohë, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të zhvillojë takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Po ashtu, Komisioni për Buxhet do të shqyrtojë raportin vjetor financiar të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2025. Aktiviteti i fundit i paraparë në agjendën e ditës do të mbahet në orën 13:00. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të diskutojë për formimin e Panelit Përzgjedhës, i cili do të shqyrtojë aplikacionet dhe do të intervistojë kandidatët për pozitën e Avokatit të Popullit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar