Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Pesë zyrtarë para Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt, Baloku jep detajet

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 07:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pesë zyrtarë para Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt, Baloku jep detajet
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Baloku, ka bërë të ditur se sot në orën 08:30 do të zhvillohet intervistimi i dëshmitarëve në Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt. Sipas tij, para Komisionit pritet të paraqiten pesë zyrtarë. Baloku ka thënë se pyetjet janë përgatitur bazuar në raportet e fundit të institucioneve përkatëse, duke theksuar se synimi është zbardhja e së vërtetës për këtë rast. Sot, në orën 08:30, Komisioni Hetimor do të zhvillojë intervistimin e dëshmitarëve në rastin e Arlinda Zekaj. Para Komisionit do të paraqiten gjithsej pesë zyrtarë, ndërsa pritet edhe prani e madhe e mediave. Kemi përgatitur pyetjet bazuar në raportet e fundit që kemi marrë nga institucionet përkatëse. Do të jetë një ditë e gjatë dhe me përgjegjësi të madhe. Besoj se jemi në rrugën e duhur për ta kryer këtë detyrë me seriozitet dhe përgjegjësi si anëtarë të Komisionit. Ky është një rast i rëndë, që ka tronditur opinionin publik. Prandaj, është e domosdoshme të jemi në lartësinë e detyrës dhe të bëjmë gjithçka për të zbardhur të vërtetën.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar