Politikë
Vrasja e Arlinda Zekajt nën lupën e Kuvendit: Sot dëshmojnë drejtuesit e institucioneve të Pejës
Reklamë e Sponsorizuar
Komisioni Hetimor Parlamentar, i mandatuar për të shqyrtuar veprimet dhe lëshimet e institucioneve shtetërore në rastin tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt, si dhe për trajtimin e dhunës në familje ndaj grave dhe fëmijëve, do të mblidhet sot për të zhvilluar një sërë intervistimesh kyçe me zyrtarë të lartë të Komunës së Pejës.
Në bazë të agjendës zyrtare, procesi i pyetjeve do të përqendrohet te stafi drejtues dhe ai operacional i Qendrës për Punë Sociale në Pejë. Përpara anëtarëve të komisionit do të paraqiten menaxherja e rastit Toska Gega, udhëheqësi i QPS-së Durim Kelmendi, zyrtari Shpat Morina, si dhe drejtoresha e këtij institucioni, Shpresa Lukaj.
Veç zyrtarëve të qendrës sociale, thirrje për të dëshmuar i është bërë edhe kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili pritet të jep llogari para deputetëve lidhur me qasjen dhe përgjegjësinë institucionale ndaj kësaj çështjeje të ndjeshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: