Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Ligji për Specialen votohet të enjten, të njëjtën ditë seancë e re per buxhetin dhe 10 pika tjera

Redaksia Lajmetereja • 17-11-2026 22:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ligji për Specialen votohet të enjten, të njëjtën ditë seancë e re per buxhetin dhe 10 pika tjera
Të enjten pritet të votohet ligji për Gjykatën Speciale. Siç merr vesh Express votimi do të ndodhë në vazhdimin e seancës e cila u ndëpre të premten që shkoi në mungesë kuorumi. Në fakt, Kuvendi pritet ta rrëzojë dekretin e Presidentes me të cilin Ligji i ishte kthyer Kuvendit, që ligji të hyjë në fuqi e më pas të amendamentohet. Një seancë e re  plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 19 nëntor, duke filluar nga ora 11:00. Aty, në rend dite do të jetë buxheti dhe 10 pika tjera. Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ktheu në Kuvend për rishqyrtim ligjin e ndryshuar për Gjykatën Speciale. Ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale u bë në mbrëmjen e 6 tetorit, pas disa javësh protestash në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, pas dënimit të shkallës së parë të Gjykatës për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Të enjtën, në rendin e ditës janë paraparë gjithsej 11 pika, si vazhdimësi e seancës së kaluar, ku përfshihen shqyrtimi i disa projektligjeve, përfshirë atë mbi ndarjet buxhetore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar