Sport
Tensioni në Rahovec: Hedhja e mjeteve piroteknike nga “Arpagjikt” detyron ndërprerjen e finales së Superkupës
Reklamë e Sponsorizuar
Përballja finale për Superkupën e Kosovës në basketboll mes Trepçës dhe Bashkimit është shoqëruar me incidente, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershme të takimit.
Dueli, i cili po zhvillohet në palestrën sportive “Mizahir Isma” në qytetin e Rahovecit, u pezullua pasi mbështetësit e skuadrës nga Prizreni, të njohur si “Arpagjikt”, hodhën mjete piroteknike në parket.
Kjo situatë e tensionuar u nxit nga vendimi i gjyqtarit Xhelal Mumini për të ndëshkuar me gabim teknik basketbollistin Arian Azemi, veprim ky që ka shkaktuar revoltë dhe pakënaqësi të madhe te tifozët prizrenas.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: