Sport
Kosova pëson disfatë në Dublin, Irlanda rrëmben vendin e dytë në grup
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Kosovës ka mbyllur aventurën në Ligën e Kombeve me një humbje të rëndë 3-0 përballë Irlandës, në sfidën e fundit të Grupit B3 të zhvilluar në Dublin.
Ndeshja mori një kthesë negative për “Dardanët” që në minutën e 26-të, kur Kreshnik Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin me një lojtar më pak në fushë. Ky moment i vështirë u shfrytëzua menjëherë nga vendasit, të cilët fituan një penallti, të kthyer në gol nga Troy Parrott në minutën e 28-të.
Dominimi i irlandezëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 50-të, portieri Arijanet Muriq shkaktoi një faull në zonë, duke i dhuruar Irlandës një tjetër penallti, të cilën Parrott e shndërroi sërish në rrjetë për rezultatin 2-0. Rezultati përfundimtar u vulos në minutën e 75-të, kur Jack Moylan realizoi me kokë pas harkimit të saktë të Liam Kitching.
Kjo humbje ka qenë zhgënjyese për përfaqësuesen e Kosovës, e cila kishte si objektiv kryesor sigurimin e pozitës së dytë dhe mundësinë për të kërkuar promovimin në Ligën A përmes fazës së “play-off”-it.
Pas këtij takimi, Irlanda siguron vendin e dytë në tabelë me tetë pikë, ndërsa Kosova e përfundon fushatën në vendin e tretë, duke mbledhur gjithsej gjashtë pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: