Sport
Gjiganti spanjoll synon dy talentët e Brightonit, zbulohet shifra marramendëse që kërkon klubi anglez
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i madh madrilen ka kthyer sytë drejt kampionatit anglez, duke shënjestruar dy prej futbollistëve më premtues të Brightonit, të cilët po kalojnë një formë të shkëlqyer gjatë këtij edicioni në Premier League.
Bëhet fjalë për Chema Andres, 21-vjeçarin që është produkt i vetë akademisë së Real Madridit, por që verën e kaluar u transferua te Brighton nga radhët e Stuttgartit për shumën e 22 milionë eurove. Vlen të theksohet se gjysma e këtij transaksioni përfundoi në arkat e klubit spanjoll.
Futbollisti i dytë në listën e dëshirave është Luka Vushkoviq, qendërmbrojtësi 19-vjeçar, i cili ka zgjuar interesimin e disa prej skuadrave më të njohura evropiane, ku madrilenët renditen ndër më të interesuarit. Talenti kroat shihet si një nga mbrojtësit me perspektivën më të ndritur në futbollin kontinental dhe pritshmëritë për të janë tejet të larta.
Edhe pse detajet financiare të një marrëveshjeje të mundshme ende nuk janë bërë publike, mësohet se drejtuesit e Brightonit kërkojnë mes 130 dhe 150 milionë euro për të lënë të lirë dy talentët e tyre kryesorë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: