Aktuale
Goditje e dyfishtë për Kosovën: Hajrizi përjashtohet, Irlanda kalon në avantazh
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës po përballet me një situatë tejet të vështirë në duelin ndaj Irlandës, pasi ka mbetur me një lojtar më pak në fushë dhe është në disavantazh të rezultatit.
Në minutën e 28-të të takimit, rrjedha e lojës ndryshoi rrënjësisht për "Dardanët". Pavarësisht se Kosova kishte kontrollin e lojës në minutat e para, një ndërhyrje e paqëllimshme por vendimtare e Kreshnik Hajrizit, i cili ndali topin me dorë në vijën fatale për të penguar golin e sigurt, detyroi gjyqtarin që ta ndëshkojë atë me karton të kuq.
Pas përjashtimit të Hajrizit nga loja, ekipi i Kosovës mbeti me 10 lojtarë, ndërsa Irlanda fitoi të drejtën e ekzekutimit të penalltisë. Troy Parrott u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke zhbllokuar rezultatin në 1-0 për mysafirët.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: