Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Prapaskenat e atentatit të dështuar në Greqi: Zbardhen emrat e urdhërdhënësve dhe lidhjet me celulën radikale

Redaksia Lajmetereja • 17-11-2026 19:05
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Prapaskenat e atentatit të dështuar në Greqi: Zbardhen emrat e urdhërdhënësve dhe lidhjet me celulën radikale
Autoritetet greke kanë publikuar fotografitë e dy shtetasve iranianë, të cilët dyshohet se qëndrojnë pas planit për ekzekutimin e një biznesmeni izraelit në Greqi. Operacioni për eliminimin e tij u ndalua në kohë rekord, falë shkëmbimit të informacionit me shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë së Veriut. Sipas informacioneve të siguruara, kreu i organizatës kriminale që po planifikonte atentatin është identifikuar si Edriz Mavaneh. Hetimet zbuluan se grupi përbëhej nga gjashtë ekzekutorë me bindje radikale islamike, të rekrutuar nga zonat e Kumanovës dhe Shkupit. Në këtë grup bënin pjesë katër shtetas shqiptarë dhe dy iranianë. Dyshohet se e gjithë struktura financohej nga shtetasi iranian Mabanex, i cili, bazuar në gjetjet e deritanishme, kishte marrë urdhër direkt nga shërbimet e inteligjencës së Iranit për të kryer këtë eliminim fizik. Në kuadër të këtij operacioni, Policia e Greqisë ka vënë në pranga Shpëtim Musliun, i lindur më 21 dhjetor 1996, me banim në Kumanovë. Nga verifikimet rezultoi se Musliu kishte tentuar më herët të depërtonte në territorin grek përmes Turqisë, por ishte ndaluar dhe kthyer mbrapsht nga autoritetet në pikën kufitare të Evrosit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar