Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Ambasadori Wendt: Punojmë që SHBA dhe Shqipëria të jenë më të forta, begata e të sigurta

Redaksia Lajmetereja • 17-11-2026 16:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ambasadori amerikan, Eric Wendt ka prezantuar në Ambasadë e SHBA-së në Tiranë “Payday Activities”. Përmes një postimi në “X”, ambasada amerikane ka ndarë detaje nga takimi teksa e ka cilësuar si një traditë krenare e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Më tej në njoftim theksohet se ata i uruan mirëseardhjen kolegëve të rinj dhe nderuan ata që po largohen. Sipas ambasadës, ata punojnë së bashku për t’i bërë Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë më të forta, më të begata dhe më të sigurta. “Prej Luftës Amerikane për Pavarësi e deri më sot, traditat më të mira janë ato që i bashkojnë njerëzit. Ambasadori Wendt prezantoi së fundmi në Ambasadë “Payday Activities”, një traditë krenare e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Duke u mbledhur si një ekip në Ambasadë, u uruam mirëseardhjen kolegëve të rinj, nderuam ata që po largohen dhe vlerësuam anëtarët e ekipit që kanë bërë edhe më shumë seç u kërkonte detyra. Çdo ditë, ky grup i jashtëzakonshëm punon së bashku për t’i bërë Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë më të forta, më të begata dhe më të sigurta”, thuhet në postimin e ambasadës Amerikane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar